Bota

VIDEO/ Sulm në një tubim për pengjet izraelite në Kolorado, tetë persona të plagosur, autori bërtiti "Liri për Palestinën" kur hodhi molotovin

Një nga të plagosurit e sulmit të së dielës është një i mbijetuar i Holokaustit, sipas informacionit të dhënë nga njëri prej të plagosurve, i cili ishte në marshim.

2 Qershor 2025, 07:34 Nga r.ll
VIDEO/ Sulm në një tubim për pengjet izraelite në Kolorado,
foto e autorit

KOLORADO- Të paktën tetë persona u plagosën në sulmin e së dielës ndaj një tubimi javor të anëtarëve të komunitetit hebre në mbështetje të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza. Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur një 45-vjeçar hodhi një koktej molotov drejt njerëzve që merrnin pjesë në demonstratën pro-Izraelit.

Sipas mediave të huaja, autori i arrestuar quhet Mohamed Sabri Soleiman dhe ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA, gjatë kohës së presidencës Biden. 

Në një video të publikuar pas sulmit që synonte një tubim të organizatës “Run for Their Lives”, e cila bën thirrje për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, Soleiman shihet duke bërtitur “liri për Palestinën”.

"Kur mbërritëm, gjetëm viktima të shumta... me lëndime që dukeshin si djegie", tha të dielën shefi i policisë së Boulder, Steven Redfern.

Një nga të plagosurit e sulmit të së dielës është një i mbijetuar i Holokaustit, sipas informacionit të dhënë për CNN nga vetë viktima, i cili ishte në marshim.

Autoritetet amerikane, të cilat besojnë se 45-vjeçari nuk ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë terrorist, po përpiqen të vlerësojnë shëndetin e tij mendor dhe nëse kjo ka kontribuar në veprimet e tij.

“Ai ishte lakuriq, duke bërtitur, përdori pajisje primitive (shpërthyese) dhe qëndroi në vendin e krimit për t’u arrestuar”, tha një burim nga vendi i ngjarjes.

sulm ne kolorado mohamed sabri soleiman

Sondazh

Poll