Bota

Rusia parandalon një përpjekje për zjarrvënie në shinat hekurudhore, rasti i tretë brenda 24 orëve: Dy 19-vjeçarë u paguan nga Ukraina!

Duhet theksuar se ky incident vjen vetëm pak orë pas shembjes së dy urave në rajonet Bryansk dhe Kursk të dielën, e cila sipas Komitetit Hetimor Rus u shkaktua nga shpërthime.

2 Qershor 2025, 08:11 Nga N.F
Rusia parandalon një përpjekje për zjarrvënie në shinat
Pamje nga vendi i ngjarjes

RUSI- Një përpjekje për zjarrvënie të qëllimshme në shinat hekurudhore në rajonin Primorsky Krai u parandalua nga  Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB), incidenti i tretë brenda vetëm një dite. RIA, duke cituar FSB-në u shpreh se dy 19-vjeçarë banorë të Primorsky Krai, duke vepruar sipas urdhrave të shërbimeve speciale ukrainase në këmbim të një shpërblim monetar, po planifikonin të vënin zjarrin kutive të sistemit të sinjalizimit pranë shinave.

Duhet theksuar se ky incident vjen vetëm pak orë pas shembjes së dy urave në rajonet Bryansk dhe Kursk të dielën, e cila sipas Komitetit Hetimor Rus u shkaktua nga shpërthime. Pas dy incidenteve që ndodhën vetëm brenda pak orësh, duke shkaktuar daljen nga shinat e dy trenave, Moska sheh sabotim ukrainas, me ministren e jashtme ruse Maria Zakharova që komenton se është impresionuar nga reagimi në Ukrainë.

Pas shembjes së një ure në rajonin e Bryansk që vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi 70 të tjerë, në rajon u shpallën tre ditë zie kombëtare. Në Kursk, shoferi i trenit u plagos.

rusi

Sondazh

Poll