Sport

3 golat nuk mjaftojnë, Roshi ka dy ëndrra të mëdha për të ardhmen

23 Janar 2020, 20:00 Nga DOSJA
3 golat nuk mjaftojnë, Roshi ka dy ëndrra të mëdha për

Akhmat Grozny, aty luan Odise Roshi, nuk po kalon një moment pozitiv, por deri tani shqiptari i ka bërë gjërat mirë. Këtë sezon ai ka shënuar tre gola dhe ndihet gati për të provuar një aventurë të re.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i kombëtares shqiptare është shprehur se do të donte të transferohej në kampionatin spanjoll.

“Shpresoj të fitojmë sa më shumë pikë dhe t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës me këtë ekip ku jam. Nëse gjërat shkojnë si duhet, do të doja të luaja në La Liga, e cila është një nga kampionatet më të mëdha. Për momentin po jap maksimumin këtu dhe nuk kam pse flas më gjatë”, është shprehur “Raketa”.

Roshi ka shtuar gjithashtu se ëndrra e tij më e madhe është të shkojë në Kampionatin Botëror me kombëtaren kuqezi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport balaj futboll roshi balaj futboll roshi

Sondazh

Poll