Sport

Arsenali ka një thesar! Londinezët tremben nga Perez dhe i trefishojnë rrogën talentit

23 Janar 2020, 19:45 Nga DOSJA
Arsenali ka një thesar! Londinezët tremben nga Perez dhe i

Gabriel Martinelli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këtë sezon. Sulmuesi i Arsenalit ka rezultuar një gjetje fantastike në Premier League. Ai është vetëm 18 vjeç, por ka shënuar 10 gola me fanellën e londinezëve.

Klubi që po tremb drejtuesit e Arsenalit është Real Madridi. Jurgen Klopp ka folur me fjalë të mëdha për sulmuesin italo-brazilian dhe ndoshta kjo e ka nxitur presidentin Florentino Perez edhe më shumë për adoleshentin.

“Daily Mail” shkruan se Arsenali po përgatit t’ia rinovojë kontratën sulmuesit. Martinelli aktualisht paguhet 1,2 mln euro në vit dhe me kontratën e re paga e tij vjetore do të trefishohet.

Pasi të keni bërë llogaritë, kemi një pyetje për ju: sa fitoni ju në vit, lexues?

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal martinelli real madrid arsenal martinelli real madrid

Sondazh

Poll