Aktualitet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantier, arrestohet inxhinieri, Administratori i firmës dhe një tjetër, në kërkim

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim V. N., 47- vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

1 Qershor 2025, 12:21 Nga M.B
Punëtori i huaj humbi jetën në kantier, arrestohet inxhinieri,
Foto ilustruese

TIRANA- Pas aksidentit në vendin e punës dje në Tiranë ku një 47-vjeçar humbi jetën policia ka vënë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit dhe ka shpallur në kërkim 2 përfaqësues të firmës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim V. N., 47- vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

tirana

Sondazh

Poll