Aktualitet

Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve! 1 Qershori, dita kur të vegjëlit gëzojnë në të gjithë botën

Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

1 Qershor 2025, 08:09 Nga M.B
Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve! 1 Qershori, dita kur
Foto ilustruese

TIRANË– Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e botës, sot fëmijët kanë ditën e tyre të festës. Nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e larmishme që do të organizohen për ta bërë këtë ditë sa më të bukur për të vegjlit.

 

1 qershori

Sondazh

Poll