Aktualitet

Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit, policia shpëton drejtuesin

Bëhet me dije se ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe personi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

1 Qershor 2025, 10:56 Nga M.B
Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit, policia shpëton
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një personi që kishte mbetur në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues. Bëhet me dije se ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe personi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

"Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport. Drejtuesi i mjetit lundrues falënderoi shërbimet e Policisë Kufitare për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë", njofton policia.

vlora

Sondazh

Poll