Politike

Berisha kritika opozitës: Nuk arriti dot dy qëllimet e saj, mund futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë

23 Janar 2020, 21:07 Nga DOSJA
Berisha kritika opozitës: Nuk arriti dot dy qëllimet e saj, mund futej

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për marrëveshjen e bërë mes opozitës dhe maxhorancës si dhe për Reformën Zgjedhore. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Berisha tha se opozita nuk ka arritur do të gjitha qëllimet që kishte, prandaj është arritur në këtë pikë.

Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së ish-kreyministrit.

Më tek ish-kreu i qeverisë shtoi se opozita nuk largoi dot Edi Ramën dhe nuk shkoi dot zgjedhje të parakohshme. “Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama largimi i edi ramës sali berisha zgjedhjet e parakoheshme edi rama largimi i edi ramës sali berisha zgjedhjet e parakoheshme

Sondazh

Poll