Sport

Inzaghi pas humbjes: “Nuk fituam asgjë në këtë sezon, por unë jam krenar për këta djem!”

“Në pjesën e parë nuk luajtëm siç dimë. Ata fitonin gjithmonë topat e dytë, i përpunonin mirë. Fatkeqësisht, rezultati doli i thellë. Duhej të kishim luajtur më mirë teknikisht. Pësuam gola që nuk i kishim pësuar kurrë gjatë këtij rrugëtimi.”

1 Qershor 2025, 00:33 Nga DOSJA
Inzaghi pas humbjes: “Nuk fituam asgjë në këtë sezon,

GJERMANI - Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e përjetoi me hidhërim humbjen e rëndë në finalen e Ligës së Kampionëve: “Jam krenar për këta djem për gjithçka që kanë bërë gjatë këtij rrugëtimi. Sigurisht që përballuam një skuadër më të fortë se ne, që e meritoi plotësisht fitoren”, – tha tekniku zikaltër për Sky. – “Nuk e nisëm mirë ndeshjen, pësuam gol shpejt dhe më pas u shpërndamë, duke ua lehtësuar punën atyre. Kjo humbje na sjell shumë hidhërim, por nuk e zhbën atë që kemi arritur. Duhej të bënim më mirë të gjithë sonte, unë i pari. Zero trofe këtë sezon, por përsëri djemtë kanë qenë shumë të zotë. U thashë që duhet ta mbajnë kokën lart.”

Nuk mungoi as pyetja për të ardhmen: “Do të shohim në ditët në vijim me klubin. Pas dy finaleve të humbura në tre vjet, ka shumë zhgënjim dhe hidhërim për të menduar qetë. Do të flas me qetësi me drejtuesit, të cilët edhe sonte kanë qenë pranë nesh, pavarësisht kësaj mbrëmjeje të trishtë.”

Për ndeshjen:“Në pjesën e parë nuk luajtëm siç dimë. Ata fitonin gjithmonë topat e dytë, i përpunonin mirë. Fatkeqësisht, rezultati doli i thellë. Duhej të kishim luajtur më mirë teknikisht. Pësuam gola që nuk i kishim pësuar kurrë gjatë këtij rrugëtimi.”

Për mungesën e Frattesit në fushë: “E meritonte të luante një pjesë të finales, por provova Zalewskin me Lautaron pas Thuramit. Pastaj erdhën zëvendësimet e detyruara për Calhanoglu dhe Bisseck. Me tre gola disavantazh, vendosa të mos e aktivizoj.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll