Sport

Tensionohet situata në Mynih, tifozët e Interit dhe PSG-s fillojnë përleshjet! - VIDEO

Në videot që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, shihen qartë dy grupe tifozësh në përballje të drejtpërdrejtë: francezët brenda një kabine metroje, ndërsa italianët jashtë saj, duke shkëmbyer goditje dhe fyerje.

31 Maj 2025, 19:48 Nga DOSJA
Tensionohet situata në Mynih, tifozët e Interit dhe PSG-s

GJERMANI - Ajo që nisi si një ditë feste për finalen e madhe të Champions League në Mynih, mori shpejt kthesë të papritur. Qyteti gjerman, i pushtuar sot nga mbi 60 mijë tifozë të Interit dhe PSG-së, përjetoi momente tensioni vetëm pak orë para se skuadrat të zbresin në fushë.

Në një nga stacionet e metrosë në Mynih, një përplasje fizike mes grupeve ultras të dy tifozërive ka ndezur atmosferën, këtë herë jo me këngë apo tymuese, por me shtyrje dhe sharje. Në videot që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, shihen qartë dy grupe tifozësh në përballje të drejtpërdrejtë: francezët brenda një kabine metroje, ndërsa italianët jashtë saj, duke shkëmbyer goditje dhe fyerje.

Ende nuk dihet shkaku i saktë që solli këtë përplasje, por situata duket se ka dalë për pak çaste nga kontrolli, përpara se të ndërhynin forcat e sigurisë. Fatmirësisht, sipas raportimeve të para, nuk ka persona të lënduar rëndë.


Edhe pse pjesa më e madhe e ditës ka kaluar në një atmosferë festive, me këngë, kore dhe pankarta ngjyrosur nga dy taborët e zjarrtë të Interit dhe PSG-së, ky incident na kujton se emocionet e futbollit, kur nuk kontrollohen, mund të shndërrohen në përplasje të rrezikshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll