Sport

Marotta: “Humbje e merituar, por nuk njolloset i gjithë sezoni!”

“Klube si PSG mund të menaxhojnë buxhete të pakufizuara, por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim. Me kompetencën e trajnerëve dhe aftësitë e lojtarëve, synojmë të luajmë rol protagonisti.”

1 Qershor 2025, 00:30 Nga DOSJA
Marotta: “Humbje e merituar, por nuk njolloset i gjithë

GJERMANI - Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, analizoi humbjen 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain: “Një mbrëmje negative, kundërshtari na dominoi në çdo aspekt. Humbja ishte e qartë, por kjo nuk duhet të njollosë gjithë sezonin. Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Na vjen keq për paraqitjen, ishte një mbrëmje vërtet e keqe.”

Si ndryshon vlerësimi për sezonin?

Arritja deri në këtë finale ishte shumë e vështirë dhe e kemi merituar plotësisht. Sonte u dorëzuam në mënyrë të brishtë, por dua t’i falënderoj lojtarët dhe trajnerin për rrugëtimin e bërë.”

A do të ndryshojnë vlerësimet për Inzaghin?

Absolutisht asnjë ndryshim në vlerësim. Kemi thënë se do të takohemi me Inzaghin javën e ardhshme. Ai ka edhe një vit kontratë dhe ka treguar se është plotësisht i denjë për këtë detyrë. Një mbrëmje e keqe nuk i zhbën të gjitha meritat e tij.

A janë kufijtë buxhetorë një pengesë për më shumë?

Italia nuk është më një parajsë, lëvizja jonë futbollistike është bërë një vend kalimi: lojtarët më të mirë rrezikojnë të largohen të joshur nga paga më të larta. Klube si PSG mund të menaxhojnë buxhete të pakufizuara, por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim. Me kompetencën e trajnerëve dhe aftësitë e lojtarëve, synojmë të luajmë rol protagonisti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll