Sport

Formula 1, McLaren dominon provat, Hamilton niset nga rreshti i tretë!

Me një McLaren të papërmbajtshëm dhe një Piastri që po rritet garë pas gare, gara premton spektakël, por gjithashtu tension për Red Bull-in dhe Ferrari-n, që e shohin veten në pozitë jo të zakonshme.

31 Maj 2025, 19:45 Nga DOSJA

Formula 1, McLaren dominon provat, Hamilton niset nga rreshti i tretë!

SPANJE - Oscar Piastri ka siguruar ‘pole position’-in në Cmimin e Madh të Barcelonës, i katërti sezonal, me një kohë të shkëlqyer prej 1 minutë, 11 sekonda e 546 mijtat, duke lënë pas me 209 mijtat shokun e skuadrës, Lando Norris.

Pas dyshes portokalli u renditën Max Verstappen dhe George Russell, të cilët regjistruan të njëjtin distancim kohor nga Piastri (+0.302 sekonda). Rreshti i tretë i nisjes u kompletua nga Lewis Hamilton me një vonesë prej +0.499, dhe debutuesi Andrea Kimi Antonelli, i cili befasoi me performancën e tij në Mercedesin e dytë (+0.565).

Formula 1, McLaren dominon provat, Hamilton niset nga rreshti i tretë!

Në rreshtin e katërt, një Charles Leclerc zhgënjyes me Ferrarin SF-25 nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të, krah Pierre Gasly-t të Alpine-s. Rreshti i pestë do të jetë i përbërë nga Isack Hadjar (Racing Bulls) dhe veterani Fernando Alonso me Aston Martin.

Me një McLaren të papërmbajtshëm dhe një Piastri që po rritet garë pas gare, gara premton spektakël, por gjithashtu tension për Red Bull-in dhe Ferrari-n, që e shohin veten në pozitë jo të zakonshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll