Sport

VIDEO / PSG fiton Champions League pa përfunduar ndeshja...4-0!

PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.

31 Maj 2025, 22:33 Nga DOSJA
VIDEO / PSG fiton Champions League pa përfunduar ndeshja...4-0!

GJERMANI - PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazhPSG.


8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.


Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion.

Edhe pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në suëm lë whumë hapsira oas që shfrytëzohen saktësisht nga francezët. Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG. 


Për të mbyllur ndeshjen me rezultat ende pa përfunduar minutat mendon Kvaratskhelia me golin e katërt për PSG në minutën e 73-të.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll