31 Maj 2025, 20:32
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, e cila aktualisht drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit të përbashkët ushtarak “Defender Europe 25” që po zhvillohet në Kosovë.
I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kurti theksoi rëndësinë strategjike të këtij ushtrimi dhe lavdëroi nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar ushtarak.
Pas vizitës në komandën amerikane, delegacioni ka vazhduar në Devë, ku ka inspektuar një batalion shumëkombësh të Forcës për Detyrë, i udhëhequr nga Regjimenti i 2-të i Këmbësorisë së FSK-së.
Ata kanë ndalur edhe në poligonin e qitjes me armë të lehta një investim i mundësuar nga ndihma amerikane për ushtrinë e Kosovës. Po ashtu, Kurti ka nënvizuar progresin në infrastrukturën ushtarake në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Defender Europe 25” është një ndër ushtrimet më të mëdha të organizuara nga SHBA dhe NATO në Ballkan, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra trupave nga vendet aleate dhe partnere.
Postimi i Kurtit:
Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së. Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.
Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. Sot po ashtu patëm rastin të shohim investimet infrastrukturore që jemi duke i bërë në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës.
kosove albin kurti
Politike
31 Maj 2025, 19:44
r.ll
jola hysaj
TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj është shprehur se orët e fundit...
Politike
31 Maj 2025, 19:40
r.ll
marc saxer, ditmir bushati
TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e radhës “Public Square” bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondaci...
Politike
31 Maj 2025, 17:47
E. D
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar ...
Politike
31 Maj 2025, 17:38
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
Politike
31 Maj 2025, 15:46
r.ll
antonio lopez istruiz
TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
Politike
31 Maj 2025, 14:38
M.L
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, në asamblenë e IDC-CDI, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në S...
Politike
31 Maj 2025, 13:24
N.F
Elton Arbana
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë...
Politike
31 Maj 2025, 13:21
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që ësht...
Politike
31 Maj 2025, 13:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të ...
Politike
31 Maj 2025, 13:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se ...