Politike

Berisha: Kandidatët tanë janë keqkuptuar, ankesat e tyre duhet t’i paraqesin pranë përfaqësuesve tanë në KQZ

Ai theksoi se mbështësin këdo qe kërkon transparencë.

31 Maj 2025, 13:03 Nga N.F
Berisha: Kandidatët tanë janë keqkuptuar, ankesat e tyre duhet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidatët demokratë të cilët kërkojnë të ankimojnë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit t’i paraqesin pranë përfaqësuesve të PD-së në KQZ. Ai theksoi se mbështësin këdo qe kërkon transparencë.

"Deklaratat e mia publike kanë qenë dhe janë që partia do i mbështesë. Në qoftë se partia tjetër nuk i lejoi, siç e dini, e kundërta është qëndrimi ynë. Ne mbështesim cilindo që kërkon transparencë dhe gjen argumente.

Kjo është. Aty ka pasur vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Ata nuk duhet të humbasin kohën, t’i paraqesin ato që kanë paraqitur në KAS, pranë përfaqësuesve tanë në KQZ, që përfaqësuesit tanë për qarqet që kanë marrë vendime për vlefshmëri apo pavlefshmëri, të procedojnë me shqetësimet e tyre," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll