Politike

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Durrësit: Jam vënë në dijeni se vota e qytetarëve për mua mund të jetë tjetërsuar, por nuk do ta kthej në një skenë zhurmash

Nga zgjedhjet e 11 majit, Hysaj nuk arriti të siguronte një vend në Kuvend, për shkak se siguroi vetem 1444 vota. 

31 Maj 2025, 19:44 Nga r.ll
Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Durrësit: Jam
jola hysaj

TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj është shprehur se orët e fundit është vënë në dijeni se vota e qytetarëve për të mund të jetë tjetërsuar.

Hysaj shprehet se është e dhimbshme të shohësh si vidhet vota dhe besimi, por shton se këtë nuk do ta kthejë në thirrje për hakmarrje apo skenë zhurmash. 

Ajo shton më tëj se ky nuk është fundi i rrugës, por e sheh se fillimin e një etape të re, më të vërtetë, më të kthjellët dhe më njerëzore. Nga zgjedhjet e 11 majit, Hysaj nuk arriti të siguronte një vend në Kuvend, për shkak se siguroi vetem 1444 vota. 

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq, kolegë, bashkëqytetarë,

Në orët e fundit kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga njerëz që e ndjekin me kujdes dhe me zemër në dorë procesin e numërimit. Më kanë vënë në dijeni për pamje dhe të dhëna që tregojnë se vota që më është dhënë nga qytetarët mund të jetë tjetërsuar. E kam ndjerë këtë shqetësim në çdo fjalë tuajën dhe nuk kam fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar mirënjohjen që ndjej.

Më falni që nuk mund të përgjigjem një nga një, por dua t’ju them me shumë përulësi: ju ju dua fort. Ju falënderoj thellësisht që më keni qëndruar pranë jo vetëm si kandidate, por si njeri.

E di sa e dhimbshme është të shohësh se si mund të vidhet një zë, një votë, një besim. Dhe jo vetëm për mua, por për shumë prej nesh. Ky nuk është një zhgënjim personal, është një plagë e përbashkët, që e kemi ndjerë të gjithë.

Por unë nuk dua ta kthej këtë moment në një thirrje për hakmarrje, as në një skenë zhurmash. Në një vend ku Ferrat marrin uratën, ku sistemi bën sehir, ku institucionet heshtin, besimi është më i vështiri për t’u mbajtur. Dhe unë e kam të vështirë të besoj. Të gjithë e kemi.

Por unë ende besoj tek ju. Tek njerëzit që nuk pranojnë të heshtin kur shohin padrejtësinë. Tek ata që më shkruajnë, më pyesin, më kërkojnë llogari me dashuri dhe me zemër të pastër.
Ju falënderoj që më jepni forcë edhe kur sistemi mundohet të të bëjë të dorëzohesh.

Shumë më kanë thënë të flas publikisht, të protestoj, të reagoj. Por unë kam mësuar nga jeta dhe nga njerëzit e urtë që “rrobat e pista lahen në shtëpi.” Dhe kjo shtëpi, kjo familje e madhe që kemi krijuar bashkë, meriton të dijë të vërtetën , por edhe ta ruajë dinjitetin.

Nuk mendoj se kjo është fundi i rrugës. E shoh si fillimin e një etape të re, më të vërtetë, më të kthjellët. Më njerëzore.

Ju përulem me gjithë shpirt. Faleminderit që besuat tek unë. Edhe kur sistemi nuk e bëri.

Me mirënjohje të pafund,
Jola

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)

jola hysaj

Sondazh

Poll