31 Maj 2025, 15:46
Nga r.ll
antonio lopez istruiz
TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, në asamblenë e zhvilluar në Abixhan ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
Istruiz është shprehur se rezultati i zgjedhjeve ishte me shumë pikëpyetje të ngritura, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është i braktisur në Europë. Eurodeputeti theksoi se ajo që i duhet Shqipërisë është ndryshimi.
"Jo vetëm në Europë, por kudo në botë. Duhet të veprojmë. Kur demokracia është në rrezik, heshtja nuk është një mundësi.
Duhet gjithashtu të shprehim shqetësimin tonë për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Vetëm disa javë para votimit, pata mundësinë të vizitoj Tiranën dhe Kavajën, së bashku me delegacionin e CDI-së, dhe të dëshmoj me sytë e mi mbështetjen e fortë të publikut për partinë tonë anëtare dhe mikun tonë të dashur Sali Berisha.
Rezultati i zgjedhjeve u shpall fitore me shumë pikëpyetje të ngritura nga kandidati socialist Edi Rama, ai që ulet si një kloun përpara Melonit. Sot, ky është kryeministri i Shqipërisë. Kjo është turpi i vendit. Është një kryeministër socialist që, siç e dini, ka përfunduar, është i vetëm. Ajo që Shqipërisë i nevojitet është ndryshimi. Po e përmend këtë shembull sepse ka shumë shembuj në Europë, në Afrikë dhe në Azi që duhet të ndryshojnë. Sepse na bashkon një kauzë e përbashkët.
Vlerat tona janë nën presion. Por ato mbrohen çdo ditë nga liderë dhe qytetarë që besojnë se demokracia, liria dhe dinjiteti ia vlejnë të luftohen për to. Le të na japë ky takim në Abixhan forcë të re dhe të ripohojë përkushtimin tonë. Le të na kujtojë se pavarësisht kontinentit, kauza jonë është e njëjtë dhe se duke qëndruar së bashku, jemi të fortë. Le të jemi krenarë për atë që kemi arritur së bashku. Kjo ndërkombëtare, CDI-ja, vazhdon të jetë organizata më e madhe dhe më e respektuar politike e qendrës së djathtë në botë. Kjo pozitë na jep forcën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur demokracinë, për të kundërshtuar regjimet autoritare dhe për të promovuar lirinë në mbarë botën. Le të vazhdojmë me unitet, me bindje në misionin tonë dhe le ta nisim që sot, këtu në Abixhan. Ju faleminderit shumë.", tha sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI.
antonio lopez istruiz
Politike
31 Maj 2025, 14:38
M.L
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, në asamblenë e IDC-CDI, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në S...
Politike
31 Maj 2025, 13:24
N.F
Elton Arbana
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë...
Politike
31 Maj 2025, 13:21
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që ësht...
Politike
31 Maj 2025, 13:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të ...
Politike
31 Maj 2025, 13:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se ...
Politike
31 Maj 2025, 12:52
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme, gjatë një konference për mediat, deklaroi se fillimisht do...
Politike
31 Maj 2025, 12:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...
Politike
31 Maj 2025, 12:43
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demkratike, Sali Berisha ka lexuar sot rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin&rsquo...
Politike
31 Maj 2025, 12:33
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka lexuar rezolutën e IDC-CDI që 'rrëzon' zgjedhjet e 11 majit. Në n...
Politike
31 Maj 2025, 12:27
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që s...