Aktualitet

Asgjësohen 1233 bimë kanabisi në Shkodër/ Nis procedimi në gjendje të lirë ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore, autorët nuk dihen ende

Bëhet me diije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Inspektorin e Pyjeve me iniciale A. M dhe Rojen Mjedisore me iniciale L. A. Sakaq vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

31 Maj 2025, 14:05 Nga M.L

 

Asgjësohen 1233 bimë kanabisi në Shkodër/ Nis procedimi
Foto ilustruese

 

SHKODËR- Janë gjetur dhe asgjësuar 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis në disa fshatra të Shkodrës ditën e sotme. Mësohet se në vijim të operacionit policor të koduar 'Koordinata', policia ka asgjësuar 1233 bimë kanabisi të kultivuara në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel, ndërsa ende nuk dihen autorët. Bëhet me diije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Inspektorin e Pyjeve me iniciale A. M dhe Rojen Mjedisore me iniciale L. A. Sakaq vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

shkoder

Sondazh

Poll