Aktualitet

FOTO/ Dyshohet se është autor i atenatit në Durrës, ja kush është 30-vjeçari i shpallur në kërkim Erkid Kazazi

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi 30 vjeç, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet gjithashtu se Kazazi është një emër i njohur për policinë. 

31 Maj 2025, 12:11 Nga M.L
FOTO/ Dyshohet se është autor i atenatit në Durrës, ja kush
Erkid Kazazi

DURRËS- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i dyshuar për plagosjen e 36-vjeçarit, Arbër Goreja mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi 30 vjeç, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet gjithashtu se Kazazi është një emër i njohur për policinë. 

Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës.  Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

erkid kazazi

Sondazh

Poll