Bota

“SHBA s’do të kalojë në anën tonë”/ Deklarata e pazakontë e Vuçiç: Mund të bisedojmë më hapur me partnerët ame

23 Janar 2020, 14:33 Nga DOSJA
“SHBA s’do të kalojë në anën tonë”/

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për mediet serbe se nuk mendon se Amerika do të kalojë në anën e Serbisë , lidhur me çështjen e Kosovës, por ka shtuar se amerikanët janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia për këtë çështje.

Nga ana tjetër,  Vuçiç është shprehur se Serbia mund të bisedojë për këtë me partnerët amerikanë më hapur se më parë. Duke e paralajmëruar takimin me Grenellin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë për RTS se: “Amerika është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e Beogradit kur është fjala për Kosovën”, raporton Insajderi.

“Pozita e Serbisë për çështjen e Kosovës është e vështirë dhe raporti i SHBA ndaj Kosovës është i kundërt nga ai i yni. Nuk them se tani Amerika do të kalojë në anën tonë, siç do të kishte menduar dikush, por janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia për këtë çështje. Në këtë kuptim konsideroj se kemi hapur një derë pas të cilës mund të bisedojmë me partnerët amerikanë më hapët se më herët”, ka pretenduar Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic amerika kosova aleksander vucic amerika kosova

Sondazh

Poll