Aktualitet

Plagosja në Durrës, 36-vjeçari: 'Ford' erdhi paralel me makinën time, më qëlloi 3 herë! Nuk kam konflikte, ndoshta më ngatërruan me dikë tjetër

Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë.

30 Maj 2025, 22:33 Nga N.F
Plagosja në Durrës, 36-vjeçari: 'Ford' erdhi paralel
Foto ilustuese

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. I plagosuri, Arbër Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë.

36-vjeçari shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij autorët mund ta kenë ngatërruar me persona të tjerë. 

“Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh. Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë. Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër", tha ai.

arber goreja

Sondazh

Poll