Bota

Përmbyset autobusi i shkollës në Gjermani/ Dy nxënës humbin jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë (VD)

23 Janar 2020, 14:27 Nga DOSJA
Përmbyset autobusi i shkollës në Gjermani/ Dy nxënës

GJERMANI-Dy nxënës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani.
Sipas policisë është raportuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje ku një autobus shkollor me 22 fëmijë të moshës 8-11 vjeç ka rënë  në një hendek dhe është përmbysur disa herë.

Sipas mediave të huaja në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur ekipet e urgjencës, ndërsa zëdhënsja e policisë Alexandra Hoodt është shprehur se janë plagosur rëndë edhe 5 fëmijë të tjerë ku aktualisht ndodhen në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.

Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.

Ndryshe, ky është aksidenti i dytë me autobus të një shkolle në të njëjtën ditë në Gjermani.

Në Bavari, nëntë fëmijë u lënduan kur një autobus shkollor doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Për fat të mirë, nga ky aksident nuk ka ndonjë të lënduar rëndë.

(a.k.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alexandra hoodt gjermani alexandra hoodt gjermani

Sondazh

Poll