Politike

"Ju e dini kush i blen votat", Logu për deklaratën e deputetit socialist: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Duzha tha se nuk ka asgjë të vërtetë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bërë burg nëse provohet se ka vjedhur qoftë edhe një votë.

30 Maj 2025, 20:19 Nga r.ll
"Ju e dini kush i blen votat", Logu për deklaratën e
luan duzha

TIRANË-  Këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror Zgjedhor, Marash Logu ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video të një deklarate për mediat të deputetit socialist, Luan Duzha. Ky i fundit pyetet nga gazetarët, lidhur me dyshimet ndaj tij për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bërë burg nëse provohet se ka vjedhur qoftë edhe një votë. Në fund të deklaratës, Duzha shprehet duke qeshur "Ju e dini kush i blen votat". 

"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg. Pastaj, ju e dini kush i blen votat", shprehet Duzha në video. 

Këtë deklaratë të deputetit socialisht, Logu e ka shoqëruar me mbishkrimin "Një dëshmitar i gatshëm për SPAK", sipas tij për të hetuar krimet zgjedhore dhe blerjet e votave. 

marash logu luan duzha

Sondazh

Poll