Politike

"Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë," Kos: Me Ramën kemi marrëveshje! Do të jetë proces i bazuar në merita

Kos foli edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë teksa theksoi se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian.

30 Maj 2025, 16:27 Nga N.F
"Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me
Marta Kos

TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel ka folur në lidhje me zgjerimin e Bashkimit evropian dhe procesit të integrimit të shteteve kandidate. Kos foli edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë teksa theksoi se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi vendosmërinë e institucioneve evropiane për të çuar përpara zgjerimin, me Shqipërinë në fokus të këtij procesi. Kos tha se me kryeministri Edi Rama kanë një marrëveshje dhe se ky proces të jetë i bazuar në merita.

“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund.

Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, deklaroi Kos.

Ajo vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të reformave të integrimit evropian, duke theksuar angazhimin e të gjitha niveleve të shoqërisë.

“E veçoj Shqipërinë pasi, atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme me reformat e integrimit nga qytetarët dhe politikanët”, u shpreh Komisionerja.

marta kos shqiperia be

Sondazh

Poll