30 Maj 2025, 18:29
Nga N.F
Osmani ne takim
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme takim me kongresistët Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacionin e Kongresit.
Në këtë takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Fokus të veçantë kishte fusha e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në Ballkan, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm.
Presidentja shprehu falënderimet për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në Kosovë duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira. Ajo nënvizoi se ndihma dhe mbështetja amerikane, të ofruara që nga ditët më sfiduese, janë dëshmi e miqësisë së palëkundur dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë.
Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës.
osmani
Politike
30 Maj 2025, 17:23
r.ll
kandidatet
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimet e katër kandidatëve të koalicionit "PD-ASHM" për r...
Politike
30 Maj 2025, 17:24
N.F
Foto
KOSOVË- Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thirrje deputetëve t&eu...
Politike
30 Maj 2025, 17:07
r.ll
pamje nga seanca e kas
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu përmes një postimi në rrjete ...
Politike
30 Maj 2025, 17:04
N.F
Pamje nga seanca
TIRANË- Seanca e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet është zhvilluar me tensione dhe debate. Teksa po shqyrto...
Politike
30 Maj 2025, 16:27
N.F
Marta Kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane...
Politike
30 Maj 2025, 15:42
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanskioneve, KAS do të mbajë ditën e hënë, 2 qershor seancën për shqyrti...
Politike
30 Maj 2025, 14:33
M.B
Marco Rubio
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit t&e...
Politike
30 Maj 2025, 14:20
E. D
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ)ka mohuar denoncimin e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”, ku Kryedomrati...
Politike
30 Maj 2025, 12:42
I.A
Selami Jenisheri
TIRANË- Ish-deputeti Selami Jenisheri ka befasuar ditën e sotme me një letër dërguar trajnerit të komb&...
Politike
30 Maj 2025, 13:13
E. D
PDK
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjis...