30 Maj 2025, 17:07
Nga r.ll
pamje nga seanca e kas
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se një anëtar i KAS ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ai shprehet se Ilirjan Rusmali, i cili është dhe Këshilltar Ligjor i presidentit, nuk mund të jetë edhe anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Kjo sepse sipas tij nuk lejohet nga Kodi Zgjedhor dhe sepse je në konflikt interesi.
Logu thotë më tej se kjo është arsyeja që ka paralajmëruar kërkesën për përjashtim të Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave zgjedhore të Partisë Demokratike.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk mund të jesh edhe vartës i Bajram Begajt, edhe anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve – organit që supozohet të bëjë drejtësi zgjedhore. E para, sepse nuk e lejon Kodi Zgjedhor dhe e dyta, sepse je në konflikt interesi. Prandaj, paralajmërova sot kërkesën për përjashtim të këtij noteri recidivist të farsave elektorale të Edi Ramës nga shqyrtimi i ankesave zgjedhore të Partisë Demokratike.
Mes Rusmalit dhe Logut ka pasur dhe një përplasje në seancën e sotme, ku po shqyrtohej ankimimi i Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Dibrës. Logu kërkoi hapjen e kutive te KZAZ 18 në Bulqizë, pasi nga pamjet filmike kanë konstatuar parregullsi.
Rusmali e kritikoi Logun duke i dhënë se po gabon vazhdimisht dhe se nuk duhe të bëjë fodullin në seancë. Logu më tej iu përgjigj duke i thënë se do të kërkojnë përjashtimin e tij pasi sipas tij Rusmali nuk siguron paanshmëri në këtë proces. Ai shtoi se Rusmali ka konflikt interesi ndërsa sa i përket fjalës "fodull" Logu i kërkoj të kërkojë falje dhe të ruajë etikën. Mbledhja për shyrtimin e ankimit u shty për në datën 5 qershor në orën 13:00.
marash logu
Politike
30 Maj 2025, 17:04
N.F
Pamje nga seanca
TIRANË- Seanca e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet është zhvilluar me tensione dhe debate. Teksa po shqyrto...
Politike
30 Maj 2025, 16:27
N.F
Marta Kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane...
Politike
30 Maj 2025, 15:42
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanskioneve, KAS do të mbajë ditën e hënë, 2 qershor seancën për shqyrti...
Politike
30 Maj 2025, 14:33
M.B
Marco Rubio
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit t&e...
Politike
30 Maj 2025, 14:20
E. D
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ)ka mohuar denoncimin e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”, ku Kryedomrati...
Politike
30 Maj 2025, 12:42
I.A
Selami Jenisheri
TIRANË- Ish-deputeti Selami Jenisheri ka befasuar ditën e sotme me një letër dërguar trajnerit të komb&...
Politike
30 Maj 2025, 13:13
E. D
PDK
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjis...
Politike
30 Maj 2025, 12:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
30 Maj 2025, 12:44
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk v...
Politike
30 Maj 2025, 12:36
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se PD nuk pengon asnj&...