Politike

Emigrimi masiv/ Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Rubios: Shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore, përfitojnë vetëm trafikantët

Rubio ka shprehur shqetësimin për pasojat negative të emigracionit masiv, duke theksuar se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore.

30 Maj 2025, 14:33 Nga M.B
Emigrimi masiv/ Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Rubios: Shtysë
Marco Rubio

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio i cili flet për emigrimin masiv. Rubio ka shprehur shqetësimin për pasojat negative të emigracionit masiv, duke theksuar se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithashtu ai ka deklaruar se në shumë raste, emigrimi masiv është i barabartë me trafikimin e njerëzve.

POSTIMI:

"Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët." - Sekretari i Shtetit Marco Rubio

marco rubio

Sondazh

Poll