Aktualitet

Media serbe: Maturantët në Mitrovicë festojnë me flamuj serbë dhe brohoritje “Kosova është zemra e Serbisë” (FOTO)

Gjatë gjithë ngjarjes, prania e policisë dhe personelit të sigurisë me veshje civile ishte e dukshme.

30 Maj 2025, 16:41 Nga r.ll
Media serbe: Maturantët në Mitrovicë festojnë me flamuj
maturantët

KOSOVË- Maturantët e një gjimnazi në Mitrovicë kanë festuar sot përfundimin e shkollës së mesme më një paradë në shëtitoren e qytetit në veri. 

Sipas medias serbe "KoSSev", fëmijët kanë bërë paradën kryesisht në heshtje, duke kënduar herë pas here strofa të disa këngëve dhe në dy raste kanë kënduar shkurtimisht "Kosova është zemra e Serbisë". Ndërsa këndimi i këngëve ishte shumë më i fshehtë, shfaqja e flamujve serbë ishte e dukshme.

Gjatë gjithë ngjarjes, prania e policisë dhe personelit të sigurisë me veshje civile ishte e dukshme. Në paradë thuhet se nuk mori pjesë mësues, sepse supozohet se drejtori i shkollës nuk lejoi organizimin e një eventi të tillë. Të diplomuarit e shkollës së mesme ishin të shoqëruar nga prindërit e tyre.

serbi kosove mitrovice

Sondazh

Poll