30 Maj 2025, 14:05
Nga M.B
Jahti i Jeff Bezos
DURRËS- "Abeona", jahti luksoz i miliarderit, CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, është ankoruar sot për furnizim në portin e Durrësit. Jahti me emrin e perëndeshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata, është ankoruar në port dhe pritet të marrë 95 mijë litra karburant dhe furnizime të tjera.
I lançuar në vitin 2023 nga kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, “Abeona” përfaqëson standardet më të larta të ndërtimit detar, me një superstrukturë alumini prej 76 metrash të gjatë dhe gjerësi 12 metra, ky jaht është projektuar për lundrime të gjata e të sigurta.
Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat, duke u ankoruar në kalatën nr. 5.
Jahti
Mësohet se jahti po lëviz në zonë dhe më pas do të ndalojë në Venecia, ku pritet të bëhet dasma e Bezos muaj që po vjen. Miliarderi Jeff Bezos do të martohet me ish-gazetaren amerikane Lauren Sánchez në një dasmë luksoze në Venecia të Italisë.
Mediat e huaja shkruajnë se dasma është cilësuar tashmë si "dasma e vitit", pasi pritet të mbahet në jahtin e Jeff me vlerë 500 milionë dollarë. Thuhet gjithashtu se të ftuar të nivelit të lartë do të fluturojnë për në Venecia të Italisë për dasmën, e cila do të mbahet gjithashtu në një ishull venecian në një teatër të hapur.
Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos
jeff bezos
0 2025 05 30t135726
gettyimages 2202965732
Aktualitet
30 Maj 2025, 14:01
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babai...
Aktualitet
30 Maj 2025, 13:51
E. D
fotot ilustruese
BULQIZË- Një minator është plagosur ditën e sotme në një galeri kromi në Bulqizë. Konkretisht...
Aktualitet
30 Maj 2025, 13:30
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Gjykata e Kasacionit në Itali ka vënë në pozitë jo shumë të favorshmeqeverinë "Meloni"...
Aktualitet
30 Maj 2025, 13:24
E. D
foto ilustruese
GRAMSH- Pas rezultateve të analizave, ku vezët dolën të kontaminuara me salmonelë, AKU ka marrë ma...
Aktualitet
30 Maj 2025, 13:06
Edmond Hoxhaj
Ergys Agasi
TIRANA- Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për nj&eum...
Aktualitet
30 Maj 2025, 12:47
M.B
Florenc Çapja
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arr...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:47
I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar përgjigjet e analizave në lidhje me helmimin me salmonel...
Aktualitet
30 Maj 2025, 12:33
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Policia ka shpërndarë të tjera pamje filmike nga operacioni i koduar “Puzzle” për goditjen...
Aktualitet
30 Maj 2025, 12:31
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Vajza minorene, e cila në ambjentet e një lokali në Korçë, ka goditur me gotë një 18-vje...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:48
E. D
autori dhe viktima
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje vrasjen e noteres 69-vjeçare në Greqisë nga tre shqiptar&...