Aktualitet

I dyshuar si autor i 3 vjedhjeve, arrestohet në Vlorë 33-vjeçari

Sipas policisë i arrestuari më datë 29 maj ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”. Gjithashtu ai më 23 maj ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë në një zyrë në lagjen “Lirim”.

30 Maj 2025, 15:32 Nga N.F
I dyshuar si autor i 3 vjedhjeve, arrestohet në Vlorë
Foto

VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet si autor i tre vjedhjeve të regjistruar së fundmi në këtë qytetet. I arrestuari është identifikuar me inicialet E.S.

Sipas policisë i arrestuari më datë 29 maj ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”. Gjithashtu ai më 23 maj ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë në një zyrë në lagjen “Lirim”.

Një ditë më pas më 24 maj ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë në lagjen “28 Nëntori”. Policia po vijon hetimet  për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Njoftim i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:

•Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh.;

•Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e shtetasit K. K.;

•Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.

Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

vjedhje ne vlore

Sondazh

Poll