Aktualitet

Dhunoi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi", arrestohet 42-vjeçari! Shpallet në kërkim një tjetër që dhunoi ish-bashkëshorten

Ndërkohë, një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

30 Maj 2025, 14:01 Nga E. D
Dhunoi babain e tij dhe theu masën e  “Arrest në
fotot ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu 42-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë, një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: shpallen në kërkim shtetasi Ch. V., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për kapjen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi". 

policia e iranes

Sondazh

Poll