Aktualitet

VIDEO/ Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, dalin të tjera PAMJE! Ja si shiteshin armët duke shmangur vëmendjen

Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 10 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. B

30 Maj 2025, 12:33 Nga M.B
VIDEO/ Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri,
Foto nga operacioni

TIRANA- Policia ka shpërndarë të tjera pamje filmike nga operacioni i koduar “Puzzle” për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Pamje shtesë nga zhvillimi i operacionit të koduar “Puzzle”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara cannabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim.

 


Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 10 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet me dije se të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Gjithashtu mësohet se të arrestuar me datë 1 maj lidhur me këtë operacion janë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Bëhet me dije se hetimet për këtë operacion janë shtrirë në harkun kohorë të 5-muajve. Policia thotë se nga hetimet dyshohet se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Të tjera detaje janë mësuar lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Bëhet me dije se një pjesë të armëve i merrte nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi kalonin me makina të vogla.

Mësohet se çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro dhe se armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë. Gjithashtu mësohet se grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Sipas informacioneve, në këtë operacion një rast është zbuluar një bazë në Burrel ndërsa antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.



trafikimii armeve

Sondazh

Poll