30 Maj 2025, 11:47
Nga I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar përgjigjet e analizave në lidhje me helmimin me salmonelë në Gramsh. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli ka theksuar se vezët kanë rezultuar me salmonelë. Ndërkohë që ka publikuar përgjigjet e analizave, ka shtuar se përgjegjësia për helmimin bie mbi AKU-në.
Postimi i Resulit:
Mbi rezultatin e analizave laboratorike për prezencën e Salmonella spp. në mostra vezësh Në përgjigje të interesimit të gazetarëve dhe publikut mbi rastin e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), sqarojmë si më poshtë:
Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan. Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017. Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).
Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që: Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti. Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara. Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin. Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore. Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.
ervin resuli
Aktualitet
30 Maj 2025, 12:33
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Policia ka shpërndarë të tjera pamje filmike nga operacioni i koduar “Puzzle” për goditjen...
Aktualitet
30 Maj 2025, 12:31
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Vajza minorene, e cila në ambjentet e një lokali në Korçë, ka goditur me gotë një 18-vje...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:48
E. D
autori dhe viktima
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje vrasjen e noteres 69-vjeçare në Greqisë nga tre shqiptar&...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:22
Eraldo Harlicaj
Në kryqëzimin e Bulevardit “Gjergj Fishta” me Rrugën “Nikolla Jorga”, aty ku qyteti i Tiranës duket sikur lëv...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:06
I.A
SHIJAK- Një situatë e pazakontë ka ndodhur me shtrimin e vijave të bardha për këmbësorët në në bashkinë...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë për shkak se në sal...
Aktualitet
30 Maj 2025, 11:07
M.B
Droga
FIER- Policia e Fierit asgjësoi nëpërmjet djegies 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa n...
Aktualitet
30 Maj 2025, 10:56
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve nga Kosova ...
Aktualitet
29 Maj 2025, 14:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fëmijët në kopshtin në Gramsh raportohet se janë helmuar nga infeksioni bakterial salmonela. Sip...
Aktualitet
30 Maj 2025, 10:35
M.B
Foto nga operacioni
KORÇA- Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin...