29 Maj 2025, 17:41
Nga r.ll
besnik bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i delegacionit të Kosovës nëdialogun me Serbinë, po qëndron për vizitë në Aachen të Gjermanisë ku ndër të tjera është edhe Presidentja e Komisionit Evropan, Ursula von der Leyen.
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Bislimi thotë se "Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit". Lidhur me krizën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe bllokimin e Kuvendit, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës fajëson partitë e deritanishme në opozitë, që nuk duan të votojnë në Kuvend.
I pyetur nga Deutsche Welle në Aachen të Gjermanisë, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.
"Nuk kemi krizë qeveritare"
"Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, theksoi Bislimi.
Ndërsa pyetjes së Drejtueses së Programeve Evropa në DW, Adelheid Feilcke, se kush janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në Kuvend, Bislimi u shpreh kështu: "Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.
LVV ka paraqitur alternativa
"Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, theksoi Bislimi, duke shtuar se "LVV-ja e ka paraqitur propozimin e saj dhe e ka kryer pjesën e punës që i takon, ndërsa partitë e tjera duhet të votojnë.
'Ajo që kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, theksoi Bislimi duke shtuar se "partitë e tjera duhet të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”. Më pas vjen faza e krijimit të qeverisë së re.
Besnik Bislimi theksoi se LVV "ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV"./DW
besnik bislimi qeveria ne kosove lvv dw
Politike
29 Maj 2025, 17:13
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se ditën e sotm...
Politike
29 Maj 2025, 16:58
N.F
Hargreaves dhe Osmani
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve...
Politike
29 Maj 2025, 14:54
M.B
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku ditën e sotme mori pjesë në ceremoninë e ndarje...
Politike
29 Maj 2025, 14:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mesditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të...
Politike
29 Maj 2025, 14:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në Konferencë për shtyp theksoi se PD qëndron ...
Politike
29 Maj 2025, 14:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp me gazetarët u shpreh se vot...
Politike
29 Maj 2025, 14:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
29 Maj 2025, 14:01
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
29 Maj 2025, 13:55
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka paraqitur para gazetarëve ...
Politike
29 Maj 2025, 13:49
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...