29 Maj 2025, 07:47
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Administrata Trump apeloi të mërkurën një vendim të një gjykate federale të specializuar në tregtinë ndërkombëtare që bllokon zbatimin e tarifave doganore "hakmarrëse" të vendosura nga presidenti republikan përmes urdhrave ekzekutivë për pothuajse të gjitha produktet e importuara në Shtetet e Bashkuara.
Por gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare, një gjykatë federale me seli në Nju Jork dhe kompetencë në çështjet e tregtisë së jashtme dhe doganave, ka anuluar të ashtuquajturat tarifa “reciproke” të vendosura nga administrata, duke i shpallur të paligjshme.
Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë sulmoi "gjyqtarët e pazgjedhur" të cilët, sipas tyre, nuk kanë të drejtë të vendosin se si të merren me një emergjencë kombëtare
“Presidenti Trump është betuar ta vërë Amerikën në plan të parë dhe administrata është e vendosur të përdorë të gjitha levat e pushtetit ekzekutiv për të adresuar krizën dhe për të rikthyer madhështinë e Amerikës”, tha zëdhënësi Kush Desai në një deklaratë.
Çfarë thotë vendimi?
Një gjykatë amerikane e specializuar në çështjet e tregtisë ndërkombëtare ka rrëzuar, në një vendim të bërë publik dje, të mërkurën, zbatimin e tarifave doganore "hakmarrëse" prej të paktën 10% që Trump dëshironte dhe që tashmë janë vendosur për të gjitha produktet nga vendet e huaja të importuara në SHBA. Gjykata agumenton se vetëm Kongresi ka fuqinë për të marrë vendime për marrjen e masave të tilla.
Sipas gjyqtarëve , urdhrat ekzekutivë të 2 prillit, të cilët vendosën tarifa prej të paktën 10% për të gjitha produktet e importuara dhe deri në 50% në varësi të vendit të origjinës, tejkalojnë kompetencat e dhëna presidentit sipas ligjit IEEPA për të rregulluar importet përmes përdorimit të tarifave doganore.
Ligji IEEPA i lejon presidentit të vendosë për masat e nevojshme ekonomike ose të vendosë sanksione ekonomike për të adresuar një kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë.
donald trump shba
Bota
29 Maj 2025, 07:34
E. D
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka konfirmuar se po largohet nga administrata Trump. Në një postim në platformën e tij të mediave social...
Bota
28 Maj 2025, 22:35
N.F
Mickoski
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit me Bri...
Bota
28 Maj 2025, 20:54
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA, OFAC ka njoftuar ditën e sotme L...
Bota
28 Maj 2025, 20:46
N.F
Paris
PARIS- Organizatat joqeveritare kryen një aksion simbolik sot në Paris, ku hodhën bojë në ujin e një shat&eum...
Bota
28 Maj 2025, 20:43
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheq&eum...
Bota
28 Maj 2025, 19:46
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu gatishmërinë e tij për të zhvilluar një takim të përba...
Bota
28 Maj 2025, 19:44
N.F
Rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën një politikë të re që synon zyrtarë...
Bota
28 Maj 2025, 19:00
E. D
Sadiq Khan
LONDËR- Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, ka mbështetur thirrjet për dekriminalizimin e pjesshëm të posedi...
Bota
28 Maj 2025, 18:53
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Besimi i qytetarëve evropianë në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij ka arritur nivelin më të...
Bota
28 Maj 2025, 18:52
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, K...