Aktualitet

Dhunuan dy punonjës të policisë bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

Ende nuk dihen detaje nga dinamika dhe rrethanat e ngjarjes.

28 Maj 2025, 20:16 Nga r.ll
Dhunuan dy punonjës të policisë bashkiake në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar dy punonjës të Policisë Bashkiake në kryeqytet.  Policia po punon për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim. Ende nuk dihen detaje nga dinamika dhe rrethanat e ngjarjes.

“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia e Tiranës.

policia bashkiake e tiranes

Sondazh

Poll