Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Në produktet qumësht dhe kofshë pule nuk ka rezultuar prani e salmonelës, të tjerat janë ende në proces analizimi

AKU bën po ashtu me dije se për produktin vezë të marrë nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule të marrë nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

28 Maj 2025, 16:59 Nga r.ll
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Në produktet qumësht
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim lidhur me helmimin e disa fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit.

Në reagimin e mëposhtëm thuhet se nga analizat e kryera ka rezultuar se në produktet qumësht, kofshë pule, vezë të marra nga magazina në Tiranë, nuk ka prani të bakterit të salmonelës.

AKU bën po ashtu me dije se për produktin vezë të marrë nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule të marrë nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

POSTIMI I PLOTË: 

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

Dhjetëra fëmijë të një kopshti në Gramsh u raportuan se janë helmuar nga ushqimi javën e kaluar ndërsa në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering.  Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke. Nga analizat ka rezultuar se 17 fëmijë janë pozitivë me bakterin salmonela. Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm më datë, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve.

aku helmimi i femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll