28 Maj 2025, 17:08
Nga E. D
Ben Qimja
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos e pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”. Ky vendim do të thotë se “Ben Qimja” do vijojë të jetë në kërkim të drejtësisë. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Duke qenë se nuk u arrestua dot, vendimi nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë. Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Gjyqtari Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi ai ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt. Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
"Ben Qimja" është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu "Ben Qimja" është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç tij, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale.
arben isufaj
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim lidhur me helmimin e disa fëmijëve në nj...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender më vlerë 5 milionë euro për të rindërtuar F...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:22
r.ll
pajtime fetahu, suel cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu. Kjo...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:14
E. D
fotot ilustruese
MALIQ- 15-vjeçari i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari pas një konflikti për motive të dob&eu...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:12
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi u kapën më lëndë narkotike n&eum...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në rapo...
Aktualitet
28 Maj 2025, 16:04
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minier&e...
Aktualitet
28 Maj 2025, 15:50
N.F
Papa Leoni XIV dhe Imzot Gjergj Meta
VATIKAN- Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta përmes një postimi në ...
Aktualitet
28 Maj 2025, 14:41
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Media gjermane ZDF, ka publikuar së fundmi një dokumentar për mafian shqiptare të kokainës. Në dok...
Aktualitet
28 Maj 2025, 14:40
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën...