Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta do të dëshmojnë më 12 qershor në Apelin e GJKKO-së

Kopshtari i Golden Resort, ku u mbajt trupi i pajetë i Prengës, po rigjykohet në Apelin e Posacëm pasi kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë, e cila prishi vendimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

28 Maj 2025, 18:21 Nga N.F

 

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta
Foto ilustruese

 

TIRANË- Më 12 qershor do të mbahet seanca e radhës në gjykatën e Apelit të Posacëm ku Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta do të dëshmojnë në procesin ndaj Festim Bexhdilit, bashkë i pandehur me ta për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020 në Kamëz.

Kopshtari i Golden Resort, ku u mbajt trupi i pajetë i Prengës, po rigjykohet në Apelin e Posacëm pasi kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë, e cila prishi vendimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Në seancën e së mërkurës, avokati Ilir Murati paraqiti në gjykatë disa kërkesa, sic ishte zbërthimi i një telefoni të enkriptuar, të cilin sipas Prokurorisë së posacme e dispononte Bexhdili në momentin e arrestimit. Avokati tha se Bexhdili nuk ka patur në disponim një telefon të tillë, por gjithsesi SPAK duhet ta zbërthejë atë dhe të konfirmojë nëse ka ose jo komunikime me të pandehurit e tjerë.

Sipas avokatit, kopshtari nuk ka komunikime me të pandehurit Altin hajri apo Gentian Doci Funiqi, madje ky I fundit rezulton sic tha ai se jep udhëzime që Bexhdili të heshtë lidhur me ngjarjen. Mbrojtësi kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike të Golden Resort ku shfaqen rrëmbyesit,  Altin hajri dhe I pandehuri Festim Bexhdili.

SPAK akuzon Dritan Rexhepin dhe Gentian Docin Funiqin si organizator të rrëmnbimit të Jan Prëngës, pasi vëllai i pengut iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port në britaninë e Madhe. Bashkë me ta po gjykohen edhe Aldo Majnishta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të cilët akuzohet si rrëmbyes. Në proces të ndarë po gjykohet pronari I Golden Resort Altin Hajri.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

jan prenga dritan rexhepi aldo majnishta

Sondazh

Poll