Aktualitet

Lëvizjet e dyshimta i nxorën zbuluar, kapen tre shqiptarët teksa shisnin drogë në një parking në Itali

Aksioni erdhi pasi shqiptarët kryenin lëvizje të çuditshme në zonë. Të arrestuarit janë dy 24-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, banues në Urbino.

28 Maj 2025, 19:15 Nga N.F
Lëvizjet e dyshimta i nxorën zbuluar, kapen tre shqiptarët teksa
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinj shqiptarë pas një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Të dyshuarit u prangosën teksa i shisnin një dozë kokaine një vajze të re në ambientet e një parkingu.

Aksioni erdhi pasi shqiptarët kryenin lëvizje të çuditshme në zonë. Të arrestuarit janë dy 24-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, banues në Urbino. Gjatë kontrolleve, u gjetën 24 gramë kokainë të fshehura në tesha dhe brenda makinës. Kontrolli vazhdoi në shtëpinë e të rinjve, ku u gjet një tjetër kuti që përmbante 73 gramë substancë narkotike.

Oficerët gjetën një shkop bejsbolli në bagazhin e makinës, gjë që çoi në një padi për posedim të paligjshëm të objekteve të forta. Të tre u arrestuan dhe u çuan para gjyqtarit të Gjykatës së Pesaros, i cili e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi ndalimin e qëndrimit në provincën e Pesaros dhe Urbinos.

arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll