Aktualitet

U kapën me 4.6 kg kokainë që arrinte vlerën e 500 mijë eurove, dy shqiptarë vihen në pranga pranë një qendre tregtare në Itali

Operacioni u zhvillua në kuadër të aktivitetit të kontrollit ekonomik të territorit të organizuar nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza të Perugia-s.

28 Maj 2025, 16:12 Nga r.ll
U kapën me 4.6 kg kokainë që arrinte vlerën e 500 mijë
foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi u kapën më lëndë narkotike në makinë. Policia financiare e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Perugias sekuestroi 4.6 kg kokainë të pastër dhe arrestoi dy shtetas me origjinë shqiptare gjatë një kontrolli të kryer pranë një qendre tregtare në zonën e Ponte Felcino.

Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua në kuadër të aktivitetit të kontrollit ekonomik të territorit të organizuar nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza të Perugia-s.

Gjatë një patrullimi rutinë, autoritetet vunë re një makinë të parkuar në mënyrë të dyshimtë, me dy persona në të. Sjellja nervoze e të dyve dhe deklaratat kontradiktore të dhëna gjatë procesit të identifikimit e shtynë policinë financiare të kryente kontrolle të mëtejshme. Pas kontrollit rezultoi se njëri prej tyre kishte precedentë të shumtë penalë për krime të lidhura me drogën dhe ishte kërkuar që nga viti 2021 për disa urdhër-arreste të lëshuara nga gjyqësori i Peruxhias.

Gjatë inspektimit të makinës u zbulua një qese e cila kishte brenda 5 blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4.6 kg. Sipas vlerësimeve të hetuesve, pas shpërndarjes në treg, ngarkesa e lëndës narkotike mund të kishte sjellë fitime deri në 500,000 euro.

shqiptare ne itali

Sondazh

Poll