Aktualitet

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

28 Maj 2025, 16:04 Nga r.ll
U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë
foto ilustruese

BULQIZË- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë.

Sipas informacioneve, minatori me inicialet A.N., është goditur nga një masiv gurësh. 

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll