Aktualitet

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

Në postim gjithashtu ai ka ndarë pamje nga takimi i tyre. Më tej bëhet me dije se Imzot Gjergji i tregoi Papës se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.

28 Maj 2025, 15:50 Nga N.F
VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë
Papa Leoni XIV dhe Imzot Gjergj Meta

VATIKAN- Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka bërë me dije se është takuar sot me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV. Imzot Gjergji u takua me Papën në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.

Në postim gjithashtu ai ka ndarë pamje nga takimi i tyre. Më tej bëhet me dije se Imzot Gjergji i tregoi Papës se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Ai e ftoi Papën që të vizitojë edhe vendin tonë.

"Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!" shkruhet në postimin e ndarë në "Facebook".

papa leoni xiv

Sondazh

Poll