Aktualitet

Vodhën një makinë dhe e shitën/ Në pranga tre të rinj në Tepelenë

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

28 Maj 2025, 13:32 Nga E. D
Vodhën një makinë dhe e shitën/ Në pranga tre të
foto ilustruese

TEPELENË- Tre të rinjë janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një makinë në Tepelenë dhe e shitën atë në Gjirokastër. Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nearby”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer 2 ditë më parë. Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Sekuestrohen edhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 armë të ftohta (thika), që u gjetën në automjetin e njërit prej të arrestuarve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, në kuadër të operacionit “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasit:

P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të shtetasit F. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

policia tepelene gjirokaster

Sondazh

Poll