Aktualitet

DETAJE nga atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në katër vende ku kanë lëvizur autorët, analizë qelizave telefonike

Bëhet e ditur se grupi hetimor ka shkuar ne katër vende te ndryshme ku janë parë nga kamerat e sigurisë lëvizjet e autoreve të dyshuar dhe janë marre qelizat e antenave telefonike.

28 Maj 2025, 12:28 Nga E. D
DETAJE nga atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të plagosur. Bëhet e ditur se grupi hetimor ka shkuar ne katër vende te ndryshme ku janë parë nga kamerat e sigurisë lëvizjet e autoreve të dyshuar dhe janë marre qelizat e antenave telefonike.

Gjithashtu sipas grupit hetimor, zbërthimi i qelizave telefonike do te zbuloje se çfarë telefonatash janë kryer në katër lokacionet ku kanë lëvizur dhe autorët dhe kujt i përkasin numrat të cilat kanë kryer telefonatat ose kanë lëvizur pranë antenave ku janë marrë qelizat telefonike.

Po ashtu pritet edhe marrja e përgjigjeve të profileve gjenetike që janë çuar për verifikim. Nga ana tjetër pritet edhe ardhja e babit te dy fëmijëve të mbetur te plagosur për tu marre një deklarate me e hollësishme në lidhje me pistat qe ka ngritur grupi hetimor të cilat janë dy. 

Si ndodhi atentati

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e para ngjarjes nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i "G-Class"-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.

atentati ne lunder

Sondazh

Poll