Aktualitet

U kap me armë dhe drogë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje

Policia bën me dije se gjatë kontrollit atij iu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi kanabisi dhe fishekësh.

28 Maj 2025, 11:45 Nga M.B
U kap me armë dhe drogë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 28-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se posedonte armë dhe lëndë narkotike. Policia bën me dije se gjatë kontrollit atij iu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi kanabisi dhe fishekësh.

“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

lushnje

Sondazh

Poll