Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi dhe pa kontroll, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë
Foto Ilustruese Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emi...
Avokati i tij, kërkoi pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara.
TIRANA- Në Apelin e GJKKO-së vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim. Avokati i tij, kërkoi pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara. Ai këmbënguli gjithashtu për pyetjen e një dëshmitareje të identifikuar si Enxhi, e cila ka lidhje shoqërore me të pandehurin.
Prokuroria e Posaçme thotë se Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit. Megjithatë, avokati Murati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin. Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.
Prokuroria deklaroi se dy celularë janë sekuestruar në momentin e arrestimit të Bexhdilit, njëri prej të cilëve ende i pa zbërthyer. SPAK theksoi se dëshmia e Enxhit konfirmon përdorimin e telefonit të enkriptuar, duke shtuar se Bexhdili është pjesë aktive e grupit kriminal dhe jo një rastësor në vendngjarje. Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi si dhe për caktimin e një eksperti IT.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.
Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.
Foto Ilustruese Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emi...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Një kontigjent emigrantësh ka mbërritur sot në Shëngjin teksa mësohet se anija "Spica" e ...
Foto ilustruese BELGJIKA- 44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me baz&eum...
Altin Arapaj GREQIA- Tre të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë të enjten...
Foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kastriot, Fier nga ku mësohet se një bombul gazi ka marr&...
Stadiumi TIRANA- Në datën 7 qershor 2025 në orën 20:45, në Tiranë Kombëtarja e futbollit do të përballet ...
Foto ilustruese TIRANA- Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që ...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Një kontigjent emigrantësh pritet të mbërrijë sot në Shëngjin teksa mësohet se ...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parash...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur për kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se Gjika është nj&...