Aktualitet

E rëndë në Fier, merr flakë bombola e gazit, gruaja pëson djegie në fytyrë

Sipas informacioneve paraprake, e zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.

28 Maj 2025, 09:05 Nga M.B
E rëndë në Fier, merr flakë bombola e gazit, gruaja
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kastriot, Fier nga ku mësohet se një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. Sipas informacioneve paraprake, e zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.

Bëhet me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është shmangur një shpërthim i mundshëm. Nga ana tjetër, banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit ndërsa gruaja e lënduar u dërgua në spital.

fier

Sondazh

Poll