Aktualitet

Hyri në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta marrë me forcë, arrestohet 38-vjeçari në Gramsh

Mësohet se më pas, 38 vjeçari e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Gjithashtu bëhet me dije se ai është denoncuar nga adoleshentja dhe më pas është vendosur në pranga.

27 Maj 2025, 14:06 Nga M.B
Hyri në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta
Foto ilustruese


GRAMSH- Një 38-vjeçar është arrestuar në Elbasan akuzohet se i ka hyrë me forcë në banesë një 18-vjeçareje. Mësohet se më pas, 38 vjeçari e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Gjithashtu bëhet me dije se ai është denoncuar nga adoleshentja dhe më pas është vendosur në pranga.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

gramsh

Sondazh

Poll