Aktualitet

Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH vijojnë hetimet në Elbasan, takime pune me drejtuesin e Prokurorisë

Mësohet se aktualisht po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal.

27 Maj 2025, 12:07 Nga M.B
Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH vijojnë hetimet në Elbasan, takime pune
Foto ilustruese

ELBASAN- SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit vijojnë hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit. Mësohet se aktualisht po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal.

Ndërsa sot bëhet me dije se një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Kreshnik Ajazi.

Sipas informacioneve, takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.

spak bkh

Sondazh

Poll